Në foto, qyteti norvegjez Trondheim ku banoi Nelgerti
Astrit (Aleks) Pata dhe Nelgert Pata, janë banorë të qytetit të Memaliajt, Tepelenë, dhe babë e bir me njëri tjetrin. E dëmtuara Silvana K, në vitin 2003, është njohur me të pandehurin Astrit (Aleks) Pata (i cili ka ndryshuar emrin nga Astrit në Aleks, pasi ajo punonte si kamariere në një lokal në Memaliaj, që ishte pronë e B.P., gjini e afërt me të pandehurin Aleks (Astrit).
Për shkak të marëdhënieve jo të mira dhe kontradiktave të shumta që kishte në familjen e saj, pasi ajo ishte e martuar dhe me një fëmijë, ajo ka gjetur afrimitet tek i pandehuri dhe marrëdheniet e tyre janë bërë intime. Megjithëse nuk kanë patur mirëkuptimin e familjes ajo në muajin Tetor të vitit 2004 ka pranuar ofertën e të pandehurit Aleks Pata, për të kaluar pushimet jashtë shtetit.
Gjatë kohës që ajo ishte larguar nga familja e saj, dhe banonte tek tezja në Përmet, është larguar për në drejtim të shtetit grek me ndihmën e të pandehurit Aleks (Astrit).
Në shtetin grek, ajo është pritur nga miqtë e Astritit, ku ka qëndruar rreth dhjetë ditë. Aleksi i ka kërkuar asaj që të shkonte në Norvegji, pasi ai po priste të pajisej me vizë, dhe se atje do të qëndronin bashkë. I ka siguruar një pasaportë të fallsifikuar me emrin Pagona Geru, Silvanës, e cila ka udhëtuar për në shtetin norvegjez e shoqëruar nga shtetasi Sh.D, ku në aeroportin Stavanger është pritur nga i pandehuri Nelgert Pata.
E dëmtuara Silvana, fillimisht ka jetuar në banesën e të pandehurit Nelgert, i cili jetonte me të dashurën e tij Brunilda, dhe janë shpërngulur në qytetin Bergen.
Gjatë kohës që jetonin në këtë banesë, Brunilda, e dashura e Nelgertit, i ka propozuar të dëmtuarës Silvana për të punuar në profesionin e prostitutës, por e dëmtuara Silvana ka refuzuar, dhe për këtë shkak i pandehuri Nelgert ka kërkuar ndërhyrjen e të pandehurit Aleks (Astrit), i cili e ka telefonuar duke i thënë se ajo atje nuk ka shkuar për pushime por për të punuar, dhe se kështu do të nxirrte fitime të bollshme, dhe përfundimisht ka pranuar që të ushtrojë prostitucion. Për këtë qëllim, Silvana është ndihmuar nga Brunilda, si dhe ka publikuar fotot dhe numrin në gazetën Norvegjeze “Sondag-Sondag”, si dhe në një faqe interneti e posaçme për shërbime seksi. Nga prova dokument “kopje të gazetës Sondag-Sondag”, gjënden shpalljet me fotografitë e të dëmtuarave, si dhe numrat e telefonit për kontaktet me klientët. Rezulton se në këtë gazetë ka pasur fluks shpalljesh, nga Brunilda në periudhën dhjetor 2004 – prill 2005; Silvana në periudhën janar 2005 – mars 2006, ç’ka gjëndet në harmoni me dëshminë e Silvanës.
E dëmtuara Silvana ka ushtruar prostitucion fillimisht në të njëjtën banesë që ushtronte edhe Brunilda, ku komunikimet me klientët bëheshin nga Brunilda, meqënëse e dëmtuara Silvana nuk dinte gjuhën, dhe të ardhurat që fitonin i mbanin të fshehura në një kuti metalike në banjo, derisa vinte e i merrte S. Rr dhe i transferonte ato në llogarinë bankare të të pandehurit Aleks Pata.
Pas disa muajsh në Norvegji ka shkuar i pandehuri Astrit Pata, i cili ka banuar në të njëjtën banesë që ushtronin prostitucion e dëmtuara Silvana dhe Brunilda.
E dëmtuara Silvana është detyruar të largohet nga banesa ku jetonte me shtetasen Brunilda, pasi midis të pandehurëve Pata ka pasur konflikt, dhe ka vazhduar të ushtrojë prostitucion edhe gjatë kohës që jetonte në hotelin “Chesterfield”, ku nëpërmjet taksistit shkonte në shtëpitë e klientëve.
Është provuar se, marëdhëniet midis të pandehurit Nelgert dhe S Rr. janë acaruar, pasi ai një sasi parash të marra të dëmtuarës dhe të pandehurit Nelgert, nuk i kishte dërguar të pandehurit Aleks (Astrit), duke u justifikuar me faktin se më kanë humbur, dhe për të kryer transportin e të ardhurave që nxirrnin nga puna si prostitutë, të pandehurit kanë kontraktuar me shtetasin Sh. D., i cili vinte nga Greqia, merrte paratë dhe ju a dërgonte të pandehurëve.
E dëmtuara Silvana ka ikur më pas në Greqi dhe pas pak kohësh u kthye përsëri në Norvegji ku Aleksi e merrte në telefon, duke i kërkuar informacion të hollësishëm për punën, sa klientë kishte në ditë, sa fitonte, dhe të ardhurat çdo muaj ia dërgonte të pandehurit nëpërmjet Sh.D., i cili vinte nga Greqia.
Silvana ka ushtruar prostitucion në këtë banesë, duke u ndihmuar nga F. për vendosjen e njoftimeve dhe fotografive të saj në faqet e internetit për shërbime seksi. droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/