Kapri replikon me Plasarin: Zgjedhjet e 1945 nuk u njohën nga ShBA-të.

Kapri replikon me Plasarin: Zgjedhjet e 1945 nuk u njohën nga ShBA-të.

157
0
Shares

Studiuesi Erald Kapri ka replikuar me nje tjetër studiues Aurel Plasarin duke saktësuar rreth përfundimit të observimit të zgjedhjeve të vitit 1945 nga vëzhguesit amerikanë.

“Mendoj se ka nevojë për një qartësim dokumenti i nxjerrë nga profesor Aurel Plasari, i ndodhur në përmbledhjen dokumentare të Owen Pearsons “Albania in occupation and ëar”.

Kreu i misionit amerikan në Tiranë, Jacobs, vëzhgoi dhe hartoi një raport të gjerë mbi zgjedhjet e vitit 1945 të cilat i cilësoi si normale. Ky raport mbeti një propozim i Jacobs por Departamenti i Shtetit nuk i njohu zgjedhjet e Dhjetorit 1945 dhe as regjimin e Enver Hoxhës.

Fotografia e Erald Kapri

Deri në vjeshtën e 1946, aleatët ishin prezentë në Tiranë por nuk njohën zyrtarisht asnjë akt të pushtetit të Hoxhës, duke përfshirë edhe zgjedhjet ne dukje normale, pa opozitë dhe me pak kandidatë të pavarur. Misionet u larguan më pas nga Shqipëria dhe denoncuan regjimin e ri kriminal.

74 vite më pas, duket se ka një situatë të ngjashme por në bindjen time, ShBA-të nuk do njohin në fund asnjë farsë, ashtu si në 1945. Durim…ShBA nuk do na lënë vetëm…të paktën unë kështu besoj…se historia nuk do përsëritet”, shkruan Kapri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY