Numri i votuesve në Kolonjë arriti në 49.6% kur u mbyllën kutitë e votimit në të gjithë bashkinë.
Sipas të dhënave të përcjella nga QV-të në Qendrën e të Dhënave në KQZ, pjesëmarrja në votimet për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, rezulton si më poshtë:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson se procesi i votimi ka qenë i qetë dhe se në asnjë nga 36 qendrat e votimit nuk ka munguar asnjë nga elementët që parashikon Kodi Zgjedhor si bazë materiale zgjedhore.
Bashkëpunimi i komisionerëve të Qendrave të Votimit me KQZ-në, duke komunikuar në kohë reale dhe korrekte për të përcjellë të gjithë dinamikën e procesit të votimit, solli informimin korrekt dhe të saktë të opinionit publik, thuhet në deklaratën e KQZ.
Procesi i numërimi i votave duhet të fillojë mënjherë sapo baza materiale të jetë dorëzuar nga të gjithë Qendrat e Votimit në VNV, dhe në zbatim të dispozitave të Kodit Zgjedhor, numërimi duhet të vijojë pa ndërprerje, tha drilona Hoxha, zëdhënsja e KQZ..
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/