VOKSHI: Rama kërcënim me largim nga puna të mjekëve dhe personelit shëndetësor,...

VOKSHI: Rama kërcënim me largim nga puna të mjekëve dhe personelit shëndetësor, nëse nuk votojnë të dielën

71
0
Shares

Në një deklaratë për media Albana Vokshi citon se kryeministri po kërcënon mjekët dhe personelin shëndetësor me largim nga puna nëse nuk votojnë të dielën.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Skema kriminale për të detyruar me forcë qytetarët të marrin pjesë në procesin farsë e të paligjshëm të 30 qershorit nuk ka përjashtuar as 18.500 mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor në të gjithë Shqipërinë, së bashku me familjarët e tyre.

Njësoj siç keni dëgjuar nga përgjimet e gazetës gjermane Bild, ku mësuesit kërcënoheshin “me fluturim nga puna të hënën, nëse nuk votonin Edi Ramën, edhe tani, po ndiqet e njëjta skemë. Duke përdorur kërcënimet e paligjshme ndaj personelit shëndetësor, synohet rritja artificiale e pjesëmarrjes në votimet moniste të Edi Ramës.

Në Partinë Demokratike kanë ardhur denoncime të vazhdueshme gjatë tre ditëve të fundit që tregojnë se skema e kërcënimit të mjekëve dhe personit shëndetësor është masive, kapilare në të gjithë vendin, duke shkelur rëndë të drejtat e qytetarëve, duke i kërcënuar ata me vendin e punës.

Skema është krejtësisht e paligjshme dhe zbatohet nga persona janë anëtarë të shtabit elektoral të Edi Ramës. Ata telefonojnë personelin mjekësor, sipas listave që u janë vënë në dispozicion në mënyrë të paligjshme, duke i kërcënuar se, nëse duan ta ruajnë vendin e punës, duhet të dalin në votime të dielën. Duke zbatuar këtë skemë kriminale, njerëzit e Edi Ramës shkelin të paktën 4 nene të Kodit Penal, që ndëshkohen me disa vjet burg.

Dhuna partiake shtetërore që po ushtrohet ndaj mjekëve, infermierëve dhe personaleti shëndetësor është rrënuese për standardet më minimale të zgjedhjeve dhe të demokracisë.

Kjo është e njëjta dhunë që krimineli Astrit Avdulaj, në bashkëpunim me drejtorët e Edi Ramës në Durrës, ushtronte ndaj votuesve të Partisë Demorkatike, pasi njerëzit e qeverisë i kishin identifikuar ata me lista të posaçme.

Partia Demokratike beson fuqimisht se faktet e presionit kriminal ndaj administratës do të zënë vend sërish në raportin e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, njësoj si dy vjet më parë.

Partia Demokratike u bën thirrje mjekëve, infermierëve dhe personelit shëndetësor të mos ndjekin urdhrat e paligjshëm antikushtetues të qeverisë në ikje të Edi Ramës.

Partia Demokratike fton çdo punonjës të administratës, që është nën kërcënim për vendin e punës ta dënoncojnë atë.

Duke qendruar fort, duke mbrojtur demokracinë, ata mbrojnë vendin e tyre të punës, mbrojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY