“Pas 30 vitesh jemi sërish aty ku partia voton”, Këlliçi: Duhet kujtuar...

“Pas 30 vitesh jemi sërish aty ku partia voton”, Këlliçi: Duhet kujtuar mirë diktatura që mos të përsëritet

73
0
Shares

Votimet e së dielës janë konsideruar nga një numër i madh njerëzish, intelektualësh si votime njëpartiakë, që nuk kanë fare ndryshim nga zgjedhjet që mbaheshin dikur në diktaturë.

Pikërisht, referuar zërave, se mbase kryeministri ka në plan të kthejë këtë kohë, Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka reaguar duke u kujtuar dhe njëherë të gjithëve se çfarë periudhe ka qënë për Shqipërinë të qëndronte nën pushtimin e kësaj ideologjie.

“Partia shtet voton, vëzhgon, numëron! Nuk duhet harruar se për 50 vite kishim në pushtet një parti- shtet!

Nuk duhet harruar se për 50 vite ishim të nënshtruar, të harruar, të dhunuar pa liri. Nuk duhet harruar që na drejtonin kasapët, kapadainjtë, kriminelët me kostum e pushtet.

Nuk duhet harruar se për 50 vite ishim një popull me dinjitet të nëpërkëmbur! Pas 30 vitesh jemi sërish aty- Partia shtet voton, vëzhgon, numëron! Diktatura duhet kujtuar mirë, për mos tu përsëritur kurrë më”,-shkruan në një reagim të tij Këlliçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY