Deklarata e delegacionit të BE e konfirmon: Në 30-Qershor mbahen votimet, jo...

Deklarata e delegacionit të BE e konfirmon: Në 30-Qershor mbahen votimet, jo zgjedhjet

125
0
Shares

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar së fundmi përmes një deklarate, nga ku të bie padyshim në sy, përcaktimi që ata i bëjnë 30-Qershorit.

Në asnjë moment të gjithë deklaratës së tyre, nuk shikohet të përdoret  nocioni “ zgjedhje”, ashtu si qeveria dhe anëtarët e saj kanë pretenduar prej javësh se janë.

BE i konsideron ato si votime, dhe jo si zgjedhje, çka nuk është e njëjta gjë, referuar këtu dhe kuptimit qe ato mbartin si fjalë.

Duke i cilësuar “votime”, BE ka vijuar me këshilla për zhvillim normal të votimeve, duke kërkuar qytetari dhe rregull.

DEKLARATA E PLOTE

Qytetarët shqiptarë duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Duke pasur parasysh votimet që do të zhvillohen më 30 qershor 2019, është e domosdoshme që qytetarët që ushtrojnë të drejtat e tyre ta bëjnë këtë në një mënyrë të rregullt. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e të gjithë aktorëve politikë për të siguruar që veprimtaritë e votimit të mos pengohen.

Demonstrata e zhvilluar në Tiranë më 21 qershor 2019 ishte e paqësore dhe të njëjtat parime dhe vlera demokratike duhen ruajtur këtë fundjavë. Çdo veprim i dhunshëm apo çdo formë nxitjeje për dhunë janë absolutisht të papranueshme në çfarëdo lloj rrethane. Të gjitha palët politike duhet të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin retorikën provokuese. Procesi i votimit do të vëzhgohet nga një mision ndërkombëtar i drejtuar nga OSBE/ODIHR që përfshin vëzhgues nga disa vende anëtare të Bashkimit Evropian.

Të gjitha palët duhet të angazhohen në një dialog të mirëfilltë, sa më shpejt që të jetë e mundur, për të kapërcyer situatën aktuale politike në mënyrë që t’i përqëndrojnë përpjekjet e tyre në mbështetjen dhe konsolidimin e progresit të bërë nga Shqipëria deri më tani në procesin e reformave në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY