Salianji e denoncoi më herët, zbardhen detaje nga plagosja në Kolonjë: Kryetari...

Salianji e denoncoi më herët, zbardhen detaje nga plagosja në Kolonjë: Kryetari i FRESSH goditi…

138
0
Shares

Ish-deputeti Ervin Salianji denoncoi më herët një ngjarje të rëndë të ndodhur në Ersekë, aty ku sipas tij militantë PS kishin sulmuar një qytetar, duke i shkaktuar dëmtime serioze. Ish-deputeti kërkontë angazhimin e policisë, për të kapur autorin i cili ishte nga brenda strukturave të partisë. (kliko ketu)

Ngjarja është reale dhe ka ndodhur më të vërtetë, këto të konfirmuara dhe nga policia.

Së fundmi, policia ka bërë me dije se ngjarja e rëndë ka ardhur  pas një sherri banal, lidhur me një koment që i plagosuri Ervis Këndezi kishte bërë në faqen e Facebook të kandidatit socialist për Bashkinë e Koloionjës Erjon Isai.

Sipas dëshmisë së të plagosurit, kreu i FRESSH në Kolonjë Pandi Cunge ka debatuar fillimisht me të, duke i kërkuar llogari për komentin në fjalë, më pas e ka qëlluar me thikë në krahë.

Mësohet se 35 vjeçari po jep deklarimin në komisariatin e Kolonjës, ndërsa autori ende nuk është ndaluar nga policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY