Një foto e kryeministrit Edi Rama është bërë publike çastet e fundit, teksa shihet të bisedojë kokë me kokë me një person të rëndësishëm.
Kryeministri i vendit Edi Rama dnodhej në Vlorë kur është shkrepur fotoja, e bërë pas përfundimit të fushatës dje në Fier.
Shefi i qeverisë është takuar me administratorin e klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi. Në takimin e tyre, kreu i qeverisë shfaqet i fokusuar duke ndjekur më vëmendje bashkëbiseduesin e tij, ndoshta duke i kërkuar diçka për mbylljen e fushatës.
Kujtojmë se Rama tha se fushata do të mbyllet në Vlorë, ndërsa vijon të jetë i bindur për zhvillimin e zgjjedhjeve në 30 Qershor.
Ai është shprehur se zgjedhjet do të mbahen të dielën, ndërsa kreu i shtetit i ka bërë thirrje kryeministrit për reflektim dhe të zbatojë datën e re të zgjedhjeve, të cilat siç njoftoi Meta, do të zhvillohen me 13 tetor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/