“E pabesueshme që SHBA pranon marrje të pushtetit pa zgjedhje”, Manjani: Shpresoj...

“E pabesueshme që SHBA pranon marrje të pushtetit pa zgjedhje”, Manjani: Shpresoj të jetë lapsus

179
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani e ka të pamundur të besojë që Amerika nuk do të zbatojë Kushtetutën e këtij vendi.

Duke iu referuar qëndrimeve të tyre, të cilët kanë pranuar 30-Qershorin dhr kërkojne të kundërshtojnë Presidentin, Manjani uron që ky të jetë vetëm një lapsus.

E kam të pamundur të besoj se SHBA aspiron Shqipëria të:
1. Mos ketë Kushtetutë dhe Institucione.
2. Mos ketë zgjedhje demokratike me alternativa, të lira të ndershme e mbi të gjitha paqësore.
3. Mos ketë fare opozitë, por vetëm një njeri që barazohet me një parti të vetme.
4. Mos ketë pushtete të ndara e të pavarura.
5. Mos ketë rënie të qeverisë kur kapet në flagrancë duke vjedhur vota e pasuri.
6. Mos ketë ushtri që nuk përzihet në punët civile.
7. Polici që zbaton ligjin dhe jo urdhërin politik.
8. Mos ketë sundim të ligjit dhe hierarki të autoritetit shtetëror.

E kam shumë shumë të vështirë të mendoj se zgjedhjet e paligjshme të partisë së Edi Ramës janë më rëndësishme se konflikti i tyre me Iranin apo qoftë dhe beteja tregëtare me Kinën.E kam shumë të vështirë të besoj se SHBA pranon marrje të pushtetit pa zgjedhje!

Nuk e besoj dot që një vend anëtar i NATOS lejohet një përplasje civile midis njerëzve krejt pa faj!

Nuk gjej dot asnjë arësye të justifikojë ato fjalë që vijnë ende si thashethem për rëndësinë e votimeve moniste të Edi Ramës!!!E pamundur!E pabesueshme!Shpresoj shumë që ky të jetë një lapsus.

Megjithatë, ata mund të na bombardojnë, të na shuajnë apo nuk e di se çfarë tjetër. Janë ushtri e fortë, pa dyshim!

Por nuk ka top, tank, gjyle e rraketë që e kundërshton dot Kushtetutën e këtij vendi, sipas të cilës zgjedhjet vendore janë vendosur tashmë për me datën 13 Tetor 2019.

Mund ta kundërshtojnë Ilir Metën, por kjo është Kushtetuta e këtij vendi, jo e udhëheqësve as e ambasadorëve”,-shkruan Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY