Vala e nxehtë godet Evropën, rekordi i temperaturave do të shënohet në...

Vala e nxehtë godet Evropën, rekordi i temperaturave do të shënohet në Francë

162
0
Shares

Në Francë mund të shënohen rekordet e  temperaturave më të larta ndonjëherë të regjistruar. Parashikimi bën fjalë për  të premten, pas një valë të nxehtë që ka kaluar gjithë Evropën këtë javë, duke mos perjashtuar as Shqipërinë, me temperaturat max deri në 40C.

Regjistrimi aktual në Francë është 44.1C (111.4F) – dhe është më i madhi që pas vitit 2003, kur i nxehti vrau mijëra njerëz.

Në përgjigje, shërbimi kombëtar i motit të Francës ka lëshuar një paralajmërim të duke dhene  alarmin e kuq për katër rajone në jug. Pjesa më e madhe e vendit mbetet në alarm portokalli, niveli i dytë më i lartë.

Kontinenti është duke përjetuar ngrohje ekstreme. Gjermania, Franca, Polonia dhe Republika Çeke kanë regjistruar të gjitha temperaturat më të larta të tyre në qershor dhe në Spanjë zjarrfikësit po luftojnë me zjarret më të këqija të Katalonjës në 20 vjet.

Meteorologët thonë se ajri i nxehtë i tërhequr nga Afrika Veriore është përgjegjëse, e shkaktuar nga presioni i lartë mbi Evropën qendrore.

Në Francën jugore, zonat e Gard, Vaucluse, Herault dhe Bouches-du-Rhone pritet të shohin temperatura mes 42C dhe 45C të premten.

Autoritetet franceze kanë rritur kufizimet në përdorimin e ujit për të luftuar efektet e valës së nxehtësisë, ndërkohë që qindra shkolla janë mbyllur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY