Kryeministri Rama deklaroi sot, nëkomunikimin javor ne facebook, se qeevria ka nisur punën që në vitin e ardhshëm të krijojë Këshillin Kombëtar të Diasporës.
“Qeveria dhe Diaspora do të angazhohen të krijojnë brenda 2017-ës, Këshillin Kombëtar të Diasporës, për të udhëhequr bashkëpunimin në të gjitha aspektet me Diasporën, veprimtarinë dhe për vënien në jetë të angazhimeve të marra në këtë Samit” . Qeveria është e angazhuar dhe e ka nisur punën, për te bere regjistrimin e shqiptareve jashtë kufijve, te vendit tone ky proces do te krijoje bazën për votimin ne distance te qytetareve shqiptareve neper bote dhe do te ndihmoje ne krijimin e atlasit te shqiptareve.”
Sipas Rames, përfaqësues të Diasporës do te ftohen te jene pjese e rëndësishme e administratës shtetërore.
“Ne bashkëpunim me pjesëmarrësit ne këtë samit dhe me te tjerët qe do ti bashkohen do të mbajmë të përditësuar një bazë të dhënash për burimet njerëzore të komuniteteve shqiptare kudo në botë. Samiti i parë i Diasporës do të dalë me një deklaratë angazhimesh konkrete për të gjithë sferën e interesit të përbashkët që nga gjuha shqipe kudo nëpër botë, tek investimet private e përfshirja e njerëzve të Diasporës këtu në jetën e përditshme dhe administratën shqiptare. Ky samit konfirmoi edhe njëherë sa shumë mund të bëjnë sebashku për Shqipërinë neper bote”.
Ne samitin e diasporës te zhvilluar dy ditët e kaluara morën pjese rreth nje mije përfaqësues shoqatash dhe individë, nga 40 shtete te ndryshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/