Vlorë/Sekuestrohen 1.5 mln € pasuri

Vlorë/Sekuestrohen 1.5 mln € pasuri

109
0
Shares

Në qytetin  e Vlorës policia ka sekuestruar pasuri me vlerë 1.5 milionë euro, e cila dyshohet se është përfituar nga pastrimi i parave.

Uniformat blu bëjnë me dije se nën sekuestro prevantive janë vënë 5 apartamente banimi, 1 vilë trekatëshe, 1 anije peshkimi dhe 4 automjete.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë
Sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.5 milion euro, që dyshohen se janë ngritur me pastrim parash

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, zbatuan vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa objekte:

5 apartamente banimi;
1 vilë trekatëshe;
1 mjet lundrimi, anije peshkimi;
4 automjete.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal pro-aktiv të vitit 2018, ndaj shtetasit M.M. si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 1.503.000 euro.

Vijojnë veprimet e tjera proceduriale, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY