Intervista me Marjan Rrokun, ja çfarë vendosi gjykata për Ardit Gjebrean

Intervista me Marjan Rrokun, ja çfarë vendosi gjykata për Ardit Gjebrean

103
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka deklaruar të pafajshëm moderatorin e mirënjohur Ardit Gjebrea, i dërguar në gjyq në qershor të këtij viti për “fyerje” të kryer botërisht, raporton “Panorama”.
Gjebrea u padit në Gjykatë nga Faslli Canaj, babai i adoleshentes Alda Canaj, e cila u vra bashkë me të ëmën e saj në vitin 2001 nga ish-agjenti i SHISH, Marjan Rroku.
I dëmtuari- akuzues, Canaj, shfaqi pretendime në lidhje me përmbajtjen e një interviste të Gjebreas me të dënuarin Rroku në ambientet e burgut të Fushë-Krujës. Procesi gjyqësor ku ishte palë edhe moderatori Gjebrea përfundoi në 17 nëntor.
Në përfundim të nëntë seancave gjyqësore, në përfundim të shqyrtimit dhe analizimit të provave të paraqitura nga palët në gjyq, një trup gjykues i kryesuar nga gjyqtari Martin Deda, vlerësoi se nga ana e moderatorit Gjebrea nuk ishte konsumuar kundërvajtja penale për të cilën ai akuzohej.
“Deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit Ardit Gjebrea, për kundërvajtjen penale të ‘fyerjes së kryer botërisht’, më shumë se një herë”, thuhej në dispozitivin e vendimit të Gjykatës.
Faslli Canaj iu drejtua Gjykatës së Tiranës me një padi për “fyerje” kundër moderatorit në 25 prill 2016. Pas dy seancash gjyqësore, Gjykata vendosi kalimin e çështjes në seancë gjyqësore, ku Gjebrea ishte palë e akuzuar.
Intervista, përmbajtja e së cilës u konsiderua fyese nga ana e Faslli Canajt, u transmetua gjatë programit “E diela shqiptare” të datës 28 shkurt 2016. Canaj pretendoi se shfaqja në televizion e intervistës së Marjan Rrokut i terrorizoi duke u risjellë ngjarjen e dhimbshme që përjetoi familja e tij 15 vjet më parë.
“Së pari, për emisionin ne nuk kemi pasur asnjë sinjalizim si familje e dëmtuar dhe kjo na shkaktoi një tronditje të gjithëve, saqë nuk mund ta përshkruajmë. Së dyti, ai ka përdorur emër dhe mbiemër të plotë të vajzës, pa leje. Së treti, ka përdorur foto të familjes sime, gruas, vajzës, madje dhe nënës e varrezave përsëri pa na pyetur”, ishin disa nga pretendimet e të dëmtuarit akuzues Canaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY