Salvini, telefon Ilir Metes, shqetesim ne Itali per 30 qershorin

Salvini, telefon Ilir Metes, shqetesim ne Itali per 30 qershorin

111
0
Shares

Tensionet politike për zgjedhjet e 30 Qershorit kanë shqetësuar edhe Italinë. Ministri i Brendshëm italian, Mateo Salvini, cili mban edhe postin e Zv/Kryeministrit, njoftoi se ka komunikuar në telefon me Presidentin Ilir Meta për situatën që po kalon vendi, duke ofruar rolin e ndërmjetësit për zgjidhjen e krizës.

“Jam duke kërkuar që të komunikoj me të gjitha palët kundërshtare për të evituar një përplasje, sepse Shqipëria është partnere kulturore, ekonomike, komerciale me Italianë, por jo vetëm”.

Salvini i druhet situatave të ngjashme me ato të viteve ’90 në Shqipëri, që kanë shkaktuan një eksod masive drejt Italisë.

“Duhet të kujtojmë skenat e njerëzve fillim të viteve ‘90 dhe nuk do doja që të ktheheshin, pasi kemi mjaft probleme me të tjerë dhe nuk do donim që të shkonim në fronte të tjera”.

Shqetësimin për situatën në Shqipëri, Presidentit Ilir Meta ia shprehu në fillim të kësaj jave edhe kryediplomati italian Enco Moavero, gjatë një komunikimi telefonik.

Salvini sapo ka fituar zgjedhjet evropiane ne Itali dhe po eksploron mundesite per zhjedhje te parakohshme ne Itali.

Tv Klan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY