Kreu i Libra, Ben Blushi tha sot se kriza politike që ka mbërthyer vendin është shumë e rëndë dhe pasojat e saj do të jenë të mëdha. Duke sugjeruar një mënyrë se si të zgjidhte kriza ai tha se megjithatë ka një mënyrë të sigurtë.
“Kjo krizë ka vetëm një mundësi për tu zgjidhur, duke mos u zgjidhur dhe të marrë me vete të gjithë sistemin, republikën e kalbur. Fushatë të mbarë për të gjithë ata që do bëjnë fushatë dhe suksese në jetë për të gjithë ata që nuk do të bëjnë fushatë”, tha Blushi.
Ndërkaq ai ka kritikuar sërish qeverinë për faktin se nuk ka shpërndarë shpërblimet dhe nuk ka zbatuar rritjen e rrogave në të gjithë vendin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/