“Nuk është e thënë të pranosh Metën president”, Manjani-Ramës: Kryeministër TOLERO!!!

“Nuk është e thënë të pranosh Metën president”, Manjani-Ramës: Kryeministër TOLERO!!!

138
0
Shares

Kryeministri Edi Rama vazhdon të përgjigjet me një gjuhë të ashpër dhe pse të gjithë i kanë propozuar se duhet të tërhiqet dhe të japë ai i pari zgjidhje ndaj kësaj situate.

Një zë i fortë, i cili komenton dhe reagon sa herë kundrejt situatave të vështira, është dhe Ylli Manjani i cili këtë herë ka apeluar që Kryeministri të bëjë disa hapa pas dhe të tolerojë më shumë se të tjerët.

Kryeministër! Tolero!Ti i pari!

Më shumë se kushdo tjetër, të takon! Tërhiqu nga projekti pa krye i kësaj të diele!

Është krejt pa kuptim dhe me kosto të lartë për vendin. Nuk është e thënë të pranosh Ilir Metën President, pavarësisht se vetë e zgjodhe.

Nuk ke pse pranon edhe kushtet e kundërshtarëve politikë, po nuk deshe.Po ke detyre të tolerosh! Të bësh çdo gjë edhe jashtë mundësive për të krijuar një mjedis paqsor të paktën.

Çështjet e demokracisë i debatojmë e i zgjidhim vetëm në mjedis paqsor. Por paqen e ke detyrë ta garantosh. E paqen nuk e garanton ushtria e as policia shqiptare kundër shqiptarëve!!!

Jepu ti, jo Presidenti, shqiptarëve një datë të re zgjedhjesh. Jepe këtë datë si shprehje tolerance, si mundësi për bashkëpunim e jo përçarje.

Sillu si Kryeministër, jo si kryetar partie. Bëje këtë gjë që të meritosh vemendje e respekt, pavarësisht sa votohesh në të ardhmen”,-i drejtohet Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY