“Ndjehem i prekur në të drejtat e mia qytetare”, arsyet pse Fuga...

“Ndjehem i prekur në të drejtat e mia qytetare”, arsyet pse Fuga nuk voton në 30-Qershor

93
0
Shares

Profesori dhe akademiku Artan Fuga është një tjetër intelektual nga lista e intelektualëve që kanë dalë publikisht kundër zgjedhjeve  të së dielës.

Përmes një postimi,  Fuga rendit  arsyet pse nuk do të votojë më 30 qershor.

Nga Artan Fuga:

Bindja ime shprehur disa javë përpara!

Ndjehem i prekur në të drejtat e mia qytetare sepse:

-nuk më janë krijuar kushtet juridike të shfrytëzoj të drejtën kushtetuese të votës,

-nuk kam alternativa për të zgjedhur,

-nuk i besoj një komisioni qendror zgjedhor krejt partiak dhe me vendime juridikisht të papranueshme,

-sepse ende nuk kam një vendim të gjykatës kushtetuese për dekretin e Presidentit që anullon zgjedhjen e 30 qershorit,

-sepse në vend të fushatave kam parë policë, protestues dhe fjalime patetike elektorale pa lidhje fare me pushtetin lokal,

-sepse askund nuk kanë bërë një audit për të thënë çfarë premtoi reforma territoriale dhe çfarë pasojash reale ka sjellë,

-sepse kam ndruajtje nga tensionet sociale që mund ta drobolisin Shqipërinë,

-sepse komisionet zgjedhore për numurimin e votave janë të pabesueshme për mua meqë pa vëzhgues opozitarë,

-sepse procesi ka vendosur mjete shtetërore në shërbim të forcave politike të privilegjuara,

-sepse mendoj që me pjekuri politikanët tanë të zgjidhnin problemet ligjore fillimisht, të na e hiqnin këtë paqendrueshmërinë, paradoksin dhe pasigurinë juridike dhe pastaj në vjeshtë e mesme të shkonin në zgjedhje,

-sepse kështu ne po shkatërrojmë 30 vjet demokraci të brishtë, duke krijuar një pushtet vendor monist,

në një botë ku fryjnë erëra shumë të rrezikshme dhe Shqipëria jonë e vogël i ngjan një anije prej letre që ne po e mbysim.

Po e mbysiiiiiiiiiim!

Unë nuk mund të bëhem edhe pa dashje shok në këtë përgjegjësi! .

Ndjehem i prekur në të drejtat e mia politike!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY