FTESA E METES/ Basha pranon takim me Meten, Rama cakton nje kohe...

FTESA E METES/ Basha pranon takim me Meten, Rama cakton nje kohe qe tejkalon ceshtjen

109
0
Shares

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka pranuar ftesën e Presidentit Ilir Meta për një takim ditën e enjte në Presidencë.

Burime nga PD-ja kanë thënë se e njëjta ftesë që i ishte dërguar kryeministrit Edi Rsama, ka mbërritur dhe në selinë e blu.

Takimi do të jetë në orën 9:00.

Presidenti Meta i ka dërguar një ftesë të ngjashme edhe kryeministrit Rama, por ky i fundit u përgjigj në mënyrë të prerë se nuk ka kohë për “lojë me letra” sepse është i zënë me fushatën

Kryeministri Edi Rama refuzoi takimin me presidentin Ilir Meta.

Është vetë kryeministri që me anë të një postimi në Twitter thotë se për shkak të fushatës elektorale ai nuk mund të marrë pjesë në këtë takim.

Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!”, shkruan Rama në Twitter.

Pasi refuzoi kërkesën, Rama ka reaguar përsëri në “Twitter” duke u shprehur se Meta mund t’i dërgoj një tjetër kërkesë për takim, por kryeministri thekson se ai do mund të flas vetëm pas 30 qershorit.

“E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çrmendurie pres edhe nje tjetër. Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor#”,-shprehet Rama.

Në letrën e tij presidenti Ili Meta shkruante se e priste kreun e qeverisë në takim të enjten nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 13:00 për të folur për situatën politike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY