Senatori Manuel Vescovi, i cili ka detyrën e zëvendëspresidentit të delegacionit italian të Këshillit të Evropës këshillon që të ketë reflektim mes partive politike në situatën e paqëndrueshme në të cilën po kalon Shqipëria.
‘Këshilli i Evropës vendosi që të mos dërgojë vëzhgues elektorale për zgjedhjet e ardhshme administrative për shkak të mungesës së stabilitetit institucional që Shqipëria për përjeton.
“Uroj një moment reflektimi të madh mes partive politike, duke kujtuar se nuk ekziston demokraci pa një organ konstitucional operativ e me një parlament ku mungon opozita’, ishte qëndrimi i senatorit italian.