Albania 2019, “reset factory”

Albania 2019, “reset factory”

91
0
Shares

Nga Andi Bejtja

Pas rreth tre dekadash karikaturë të kapitalizmit dhe demokracisë, Shqipëria tashmë është një telefon që nuk punon. As nuk të marrin, as nuk merr dot: rezolucioni i ekranit pothuajse ka rënë fare.

Apps kanë bërë “crash”. Paligjshmëritë janë bërë si matrioshka ruse, njëra paligjshmëri hap një paligjshmëri tjetër.

Apps – që janë të detyrueshme për çdo smartphone që të funksionojë dhe që nuk i lëviz dot dhe po të duash nga “Playstore”, si “Gjykata Kushtetuese” apo “Gjykata Lartë” – nuk gjenden e nuk shkarkohen dot sepse, në mënyrë amatore ndoshta dhe tinzare, vettingu në drejtësi nuk filloi nga poshtë, por nga lart.

P.sh. një app i ardhur jo nga “Playstore”, por nga “unknown source” me emrin “Idajet”, arrin deri aty sa guxon dhe tenton të zhvendosë një app që ashtu si gjykatat, nuk lëviz dot nga telefoni, dekret të Presidentit të botuar dhe në Fletoren Zyrtare.

KQZ arrin deri aty sa merr guximin të analizojë e mos zbatojë një dekret Presidenti.

Një app si “Prokuria”, mbi tre vjet nuk funksionoi fare për dosjen 339 dhe 184, funksionon vetëm kur telefonin e kanë në dorë ata të mazhorancës.

Një app si OSBE nuk e gjen dot, të del vetëm po hape app-sin e Partisë Socialiste.

Një app si “Këshilli i Europës” e kupton para të tjerëve se nuk funksionon dot në këtë telefon.

Nga ana tjetër të del një app si “PPP” që të kujton se, që ta mbash telefonin hapur, duhet të paguash një “fee” mujore për nja 20 vitet e ardhshme, për të mos shkuar më tej te app “Beketi”, që ia heq edhe atë pak rezolucion që i ka mbetur këtij ekrani. Etj, etj, etj, si këto pa fund.

E bën “Restart” telefonin, prapë, edhe pse fiket ekrani, të ngelet audio e përgjimeve të “Bild” me Gjush e kompani.

E bën “Restart” për herë të dytë, edhe pse fiket ekrani, të del audio e Kryeministrit në Durrës që edhe pas përgjimeve u thotë durrsakëve “do e kujtoni kohën e Gjushit,  nuk vjen më si ai”.

E bën “Restart” për herë të tretë, ekrani fiket sërish e nuk hapet më dhe ngel vetëm një zë audio: “Mos e rruj…K. Ne nuk jemi më të mirët, po më të mirë se ne nuk ka.”

O vlla, po telefoni nuk punon fare…..fol sa të duash.

Është fare e thjeshtë: Shqipëria është një telefon që nuk shpëton me “Restart”, ka nevojë për “Reset Factory”.

Të gjithë BigApp e SmallApp, software e gjithçka duhet të çinstalohen dhe të shkarkohen nga e para.

Dy gjykatat duhet të jenë apps që gjenden në “Playstore” dhe mund të shkarkohen lirisht. Pa ato dhe disa apps të tjera të palëvizshme, Shqipëria nuk mund të hyjë në zgjedhje dhe në rrugën e normalitetit; pa përfunduar hetimi i dosjes 339 dhe 184, gjithashtu.

Pra, Shqipëria ka nevojë për një pakt të mirëfilltë “Reset Factory”, për një qeveri tranzitore, jo afatshkurtër, ndoshta me ekspertë dhe jo me politikanë; të përgatisë infrastukturën për zgjedhje të lira dhe të ndershme e të rishikojë edhe njëherë reformën në drejtësi, që degradoi duke lënë kaq shumë boshllëqe, që e bëri këtë shtet jo vetëm joinstitucional, por edhe jofunksional.

Derisa telefoni të bëhet plotësisht i përdorshëm, apps të zënë vendin e vet, të shkarkohen kur duhen, të mos bëjnë “crash’, të funksionojnë duke eliminuar çdo paligjshmëri dhe për të vënë në vend atë drejtësi të munguar, që e bëri këtë telefon me emrin Shqipëri të “crash’.

Prandaj, në 30 qershor nuk ka zgjedhje. Nëse e doni Shqipërinë, mos bëni “Restart”, por “Reset Factory”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY