Biberaj reagon për Vendimin e Këshillit të Europës

Biberaj reagon për Vendimin e Këshillit të Europës

145
0
Shares

Nëpërmjet rrjetit social facebook iAlkesander Biberaj, i cili ka qene nje nga drejtuesit e kesaj organizate, ka  përshëndetur vendimin e KE Duke komentuar ne lidhje me tërheqjen e monitoruesve nga farsa e 30 qershorit.

Postimi I plotë:

PERSHENDES VENDIMIN E KESHILLIT TE EUROPES PER TERHEQJEN E MONITURUESVE NGA FARSA E 30 QERSHORIT!
Te dashur miq,

Sic eshte bere e ditur tashme, Keshilli i Europes, organizata me e madhe politike ne Europe, me rreth 650 deputete nga 47 vende anetare dhe nje popullsi rreth 820 milion banore, vendosi sot te terhiqte monitoruesut e vet nga farsa e 30 Qershorit.

Keshiili i Europes ka nje histori dhe tradite 70-vjecare ne mbrojtje te demokracise, shtetit te se drejtes, dhe te drejtave te njeriut, parime dhe vlerat baze keto te Europes.

Ne KE bejne pjese edhe institucionet e Asamblese Parlamentare, Komitetetit te Ministrave, Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, Gjykates se te Drejtave te Njeriut si dhe Komisionerit per te Drejtate e Njeriut.

Eshte hera e pare ne historine e pas viteve ’90, kur KE terheq monitoruesit e vet nga zgjedhjet, gje qe s’ka ndodhur as ne kohen e konflikteve te armatosura Ukrahine-Rusi, Gjeorgji-Rusi, Armeni-Azerbajxhan, as ne kohen e konflikteve te armatosura etnike ne Maqedoni, si dhe as nga monitorimi i zgjedhjeve ne Bjellorusi, Moldavi apo ne ish-republikat e tjera te ish-Bashkmimit Sovjetik.

KE eshte institucioni kryesor monitorues i respektimit te standarteve te demokracise, shtetit te se drejtes si dhe te drejtave te njeriut ne Europe, dhe Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale eshte institucioni kryesor per monitorimin dhe certifikimin e zgjedhjeve vendore ne Europe.

Perfitoj nga rasti per t’i bere thirrje edhe OSBE-se dhe ODIHR-it qe te terheqin monitoruesit e tyre nga farsa e 30 Qershorit. Si kolege por edhe si ish-Zevendes President i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, falenderoj deputetet e nderuar te KE-se per vendimin e tyre absolutisht te drejte ne respektim te vlerave baze te Europes dhe KE-se per demokracine, shtetin e se drejtes si dhe te drejtave te njeriut!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY