“Kërcënimi për të dalë në votime është vepër penale”, Këlliçi apelon: Denoncojeni!!!

“Kërcënimi për të dalë në votime është vepër penale”, Këlliçi apelon: Denoncojeni!!!

104
0
Shares

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi u bën apel qytetarëve të mos u binden urdhërave dhe presioneve të socialistëve për të votuar ditën e dielë.

Në nje reagim të fundit, Këlliçi u drejtohet shqiptarëve, sidomos atyre që punojnë në administratë, të cilët kanë marrë kërcënime të vazhdueshme, të mos rrinë në heshtje.

Kercenimi per te dale ne votime eshte veper penale. Denoncojeni, refuzojeni, bashkohuni kunder dhunimit te se drejtes dhe dinjitetit tuaj. Vetem keshtu shpetoni veten dhe vendin, vetem keshtu kurre me asnje titullar institucioni, NUK do te guxoje t’ju trajtoje si dele e t’ju neperkembe dinjitetin”,-deklaron kreu i FRPD, duke u ndaluar dhe tek Erion Veliaj dhe duke listuar të gjitha aferat dhe shkeljet brenda 4 vitesh në Tiranë.

REAGIMI I PLOTE

Kryemashtruesi i Bashkise Tirane Erion Veliaj, ka nisur presionin dhe shantazhin ndaj administrates per te marre pjese ne zgjedhje ose ndryshe te henen me 1 korrik, punonjesit e pabindur do ‘fluturojne’ nga puna. E njeta skeme presioni njelloj si ne pergjimet e Dibres, skeme e paster kriminale dhe shantazhi.

Te dashur miq, une e di qe shume prej jush kercenoheni me buken e femijeve, por para se te dilni nga shtepia per tu bere pjese e nje farse, kujtoni Ardit Gjoklajn, te riun qe vrau babezia e ketij mashtruesi kronik. Kush ju kercenon me buken e gojes, ju ka kercenuar edhe me jeten e femijes tuaj, tipare keto tipike te nje vrasesi gjakftohte. Erion Veliaj kerkon pushtet me cdo kusht, sepse ndryshe ai duhet te shkoje ne burg per vrasjen e Arditit, per pastrimin e parave te krimit me kullat shumekateshe, per abuzimin me taksat e qytetareve. Per shkak te bilancit te tij tragjik ne Tirane nje pallat nje peme, Veliaj e di qe do te ndeshkohet me voten e kryeqytetasve, prandaj kercenon me vendin e punes.

Te nderuar bashkqytetare te Tiranes, ne 4 vite Erion Veliaj rriti taksat dhe tarifat vendore, betonizoi qytetin dhe sheshin Skenderbej dhe te vetmet pune me te cilat mburret, jane projektet e Lulzim Bashes, “Pazari i ri” dhe “Bulevardi i Tiranes”. Ju e dini me mire sepse pasojat i vuani perdite, kur paguani taksa e tarifa absurde, kur paguani per parkingjet ne cdo cep te qytetit, kur femijet u kercenohen ne shkolla, kopshte e cerdhe nga kushtet per shkak te punimeve pa asnje cilesi e thjesht per show-un e rradhes mediatik, kur droga dhe hashashi shperndahen pa asnje shqetesim neper shkolla e gjimnaze.

Kercenimi per te dale ne votime eshte veper penale. Denoncojeni, refuzojeni, bashkohuni kunder dhunimit te se drejtes dhe dinjitetit tuaj. Vetem keshtu shpetoni veten dhe vendin, vetem keshtu kurre me asnje titullar institucioni, NUK do te guxoje t’ju trajtoje si dele e t’ju neperkembe dinjitetin.

Qytetaret kudo ne Tirane, jane te bindur se heret a vone, Erion Veliaj nuk do ti shpetoje dot drejtesise per Arditin!

Ne nuk do te harrojme!
Me 30 qershor nuk ka zgjedhje!
Me 30 qershor merr fund regjimi kriminalo-korruptiv i Edi Rames!
Bashke per #ShqiperinesiEuropa

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY