Lejoi bastet, procedim penal ndaj pronarit në Tiranë

Lejoi bastet, procedim penal ndaj pronarit në Tiranë

103
0
Shares

Një person nga Ndroqi është proceduar penalisht, pasi u kap duke lejuar zhvillmin normal të aktivitete me bastet.

Policia sqaron se 43-vjeçari u kap nga kontrollet e fundit në zona të dyshimta.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohet penalisht 1 shtetas për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara”

Sekuestrohet 1 njësi kompjuteri me monitor.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr 6, në filloi procedimin penal për shtetasin:

– A. B., 43 vjeç, banues në Ndroq.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim të shtetasit A. B., u sekuestrua një njësi kompjuteri së bashku me monitor të cilat dyshohen që shërbenin për prerjen e biletave të llotarive sportive të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrolle kundër aktivitettit të paligjshëm të lojrave të fatit,do të vijojnë në të gjithë qarkun e Tiranës,me qëllim parandalimin,evidentimin dhe ndëshkimin e ktij aktiviteti të kundraligjshëm.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të kundraligjshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY