ARSYEJA/Ndiqet penalisht dhe kryetari i Bashkisë në Lezhë

ARSYEJA/Ndiqet penalisht dhe kryetari i Bashkisë në Lezhë

133
0
Shares

Prej disa ditësh ka filluar ndjekja penale ndaj zyrtarëve opozitarë, ndonëse shumë prej tyre janë të pabaza, nisur vetëm nga deklaratat dhe fjalime.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Lezhë kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, Kryetarin e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, 54 vjeç.

Arsyeja lidhet me deklaratat e tij gjatë një emisioni televiziv, ku sipas policise, dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pengim i subjekteve zgjedhore”, pa dhene shumë detaje se cilat janë fjalët.

Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Mirditë kanë proceduar penalisht për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, shtetasit:

– A.K., 34 vjeç, banues në Mirditë;
– Gj.P., 28 vjeç, banues në Mirditë.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.
Kujtojmë se dje u shoqërua dhe kryetari i PD në Elbasan, ish-deputeti Aurel Bylykbashi,teksa policia në arsyetimin e saj deklaronte se kryetari kishte nxitur për veprime kundër zgjedhjeve. Ish-deputeti po hetohet në gjendje të lirë. (kliko ketu)

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY