Këshilli i Europës anulon misionin e vëzhguesve, Ademi: Lajm i mirë për...

Këshilli i Europës anulon misionin e vëzhguesve, Ademi: Lajm i mirë për Shqipërinë

92
0
Shares

Këshilli i Europës njoftoi se ka tërhequr grupin e vëzhguesve duke treguar qartë se nuk do të jetë  e pranishme në zgjedhjet e 30 Qershorit. (kliko ketu)

Ka ardhur dhe reagimi i parë nga demokratët. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e ka cilësuar këtë, një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët.

Ajo shkruan në rrjetet sociale se do te jenë të gatshëm të ndërveprojnë me Kongresin.

“”LAJM I MIRË PËR SHQIPËRINË! KËSHILLI I EUROPËS ANULLON MISIONIN E VËZHGUESVE PËR 30 QERSHORIN

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, informon se udhëheqja e Kongresit (Presidenti në konsultim me dy Presidentët e Dhomave, në përputhje me rregullat e Kongresit) ka marrë vendim të mos dërgojë një Delegacion për Vëzhgimin Zgjedhor të Kongresit në Shqipëri për shkak të paqartësisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe rreziqet e mundshme të sigurisë në zona të caktuara.

“Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar anullimi i beftë dhe ju falënderojmë për gatishmërinë tuaj për të ndërvepruar me Kongresin”- shprehet Këshilli i Europës”,-shkruan Ademi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY