Këshilli i Europës konfirmon mospraninë në zgjedhje, anulon misionin vëzhgues për 30...

Këshilli i Europës konfirmon mospraninë në zgjedhje, anulon misionin vëzhgues për 30 qershorin

96
0
Shares

Situatës kaotike me zgjedhjet, ngërçit mes partive politike dhe kokëfortësive të socialistëve, i shtohet dhe një tjetër element interesant.

Këshilli i Europës së fundmi ka vendosur të anulojë misionin e tij vëzhgues për zgjedhjet e 30 qershorit “për shkak të pasigurisë lidhur me organizimin e tyre dhe rrezikut të mundshëm të vendosjes në zona të ndryshme”.

Informacioni bëhet me dije përmes një e-maili dërguar zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë. Nga ky Email ata kanë konfirmuar mos praninë e tyre në Shqipëri për zgjedhjet vendore.

Kujtojmë këtu se Këshilli i Europës është një organizatë ndërkombëtare e cila ka si synim ruajtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit në Europë, çka e bën atë një prej institucioneve më të rëndësishme.

Drejtuesit e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës ka vendosur që të mos dërgojë në Shqipëri një Delegacion për Vëzhgimin e Zgjedhjeve për shkak të pasigurive të vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve vendore në Shqipëri më 30 qershor dhe rreziqeve të mundshme për sigurinë në zona të ndryshme”,-thuhet në njoftimin e Këshillit të Evropës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY