“Lironi menjëherë KZAZ”, çfarë po paralajmëron PD në Korçë

“Lironi menjëherë KZAZ”, çfarë po paralajmëron PD në Korçë

107
0
Shares

Partia Demokratike në Korçë i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke i kërkuar të ndërpresë menjëherë procesin e votimeve në Bashkinë e Korçës dhe Pustecit, pasi i konsideron të paligjshme.

“Krim i rëndë vazhdimi i përpjekjeve për të zhvilluar votime në territorin e bashkive Korçë dhe Pustec”,thuhet në letër.

Më tej, në letrën drejtuar KQZ, PD e Korçës e ka paralajmëruar se nga data 27 qershor deri më 2 korrik do të organizohen tubime të ligjshme në të dyja bashkitë. Sipas opozitarëve, tubimet do të jenë të pandërprera dhe me afat kohor të pacaktuar, në mbrojtje të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira.

Dega e PD në Korçë kërkon lirimin e menjëhershëm të KZAZ dhe QV, si dhe kthimin e tyre në funksion të publikut.

“Çdo person që do të tentojë vijimin e procesit të votimit, kryen krim dhe qytetarëve iu lind e drejta që të parandalojnë me çdo mjet demokratik kryerjen e një krimi”, thuhet më tej në letrën e PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY