Shiste kokainë në kryeqytet, si u kap shpërndarësi i drogës nga policia

Shiste kokainë në kryeqytet, si u kap shpërndarësi i drogës nga policia

93
0
Shares

Një 50-vjeçar ka rene në pranga në Tiranë. Policia bën me dije se ky person shiste në qytetin e Tiranës lëndë narkotike droga të forta kryesisht kokainë, personave të ndryshëm përdorues, të cilën e siguronte jashtë qytetit të Tiranës.

Gjithashtu u sekuestrua edhe 1 automjet i markës Mecedez Benz me të cilin lëvizte i dyshuari për tregtimin e lëndës narkotike.

NJOFTIMI I POLICISE

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Finalizohet operacioni antidrogë “Recidivist”.

Sekuestrohet 87 gramë Kokainë e ndarë në 174 doza gati për shitje.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Recidivist”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi A. M., shiste në qytetin e Tiranës lëndë narkotike droga të forta kryesisht kokainë, personave të ndryshëm përdorues të lëndëve narkotike, të cilën e siguronte jashtë qytetit të Tiranës.

Nga ana e punonjësve të Policisë të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pas një pune intensive është bërë e mundur kapja në flagrancë e personit të lartpërmëndur me doza lënde narkotike Kokainë, e gatshme për tu hedhur në treg në zonën e Alliasit ku gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua 87 gram lëndë narkoitke kokainë e ndarë në doza.

Gjithashtu u sekuestrua edhe 1 automjet i markës Mecedez Benz me të cilin lëvizte i dyshuari për tregtimin e lëndës narkotike.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike ”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY