Vetë do votojnë dhe numërojnë, KQZ cakton për numërim socialistët dhe shoqërinë...

Vetë do votojnë dhe numërojnë, KQZ cakton për numërim socialistët dhe shoqërinë civile

83
0
Shares

Në 30 qershor socialistët do të votojnë, do të menaxhojnë procesin dhe do të numërojnë votat. Pasi refuzuan anëtarët e opozitës në KZAZ, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që t’ia japë ekskluzivitetin e numërimit, vetëm një partie, të shoqëruar nga 2 numërues të tjerë të përzgjedhur nga shoqëria civile.

Ishin 4 votat e socialisteve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që i dhanë fuqi vendimit.Vota kundër e Klement Zgurit u shoqërua me një arsyetim të tij se në asnjë faqe nuk shkruhet se shtimi i numëruesve mund të bëhet me vendim të anëtarëve në tryezë.

Pas përplasjeve të njëpasnjëshme në disa qytete për ambientet e KZAZ,  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të shmangë skenat e dhunës, duke përdorur ambiente private.

Sipas ligjit, anëtarë të grupeve të numërimit të votave emërohen komisionerë nga forcat politike me më shumë vota, PS, PD dhe LSI. Në mungesë të dy partive të fundit, anëtarët e propozuar nga PSja në KQZ vendosën që dy anëtarë të GNV-ve të emërohen nga komisionerët e PSsë sipas listës së depozituar, ndërsa dy anëtarët e tjerë të përzgjidhen me short nga anëtarët e komisionerëve të qendrave të votimit të emëruar kryesisht, pra nga Shoqëria Civile.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY