Horoskopi, 26 qershor 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 26 qershor 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

147
0
Shares

Dashi

Kjo e mërkurë do të jetë përgjithësisht pozitive, ku do të ndiheni më të fortë, aq sa do të kërkoni me zë të lartë sqarime lidhur me situatat e dyshimta. Sa i takon punës, mbështetuni tek dikush tek i cili keni besim.

Demi

Gjatë kësaj periudhe jeni disi të shqetësuar sa i takon anës financiare të jetës suaj. Keni shumë shpenzime, edhe të paparashikuara, të cilat e kanë rënduar portofolin tuaj. Kjo ditë do të jetë neutrale sa i takon ndjenjave, ku nuk do të ketë asgjë të re në horizont.

Binjakët

Do të përballeni sërish me probleme dhe pengesa lidhur me punën dhe jetën profesionale. Dëshironi që ti ndryshoni gjërat në mënyrë radikale, por kjo gjë nuk varet vetëm nga ju. Ka një sërë situatash të jashtme, të cilat momentalisht ju bllokojnë. Në sferën sentimentale situata paraqitet më e mirë.

Gaforrja

Kjo ditë do të jetë e mbushur me nervozizëm, ku do të jeni në ankth dhe stres, pasi ndiheni të pakënaqur lidhur me disa çështje profesionale. Mundohuni që të mos e humbni toruan, edhe pse do ju duhet që të sforcoheni shumë.

Luani

Keni rigjetur shkëlqimin dhe ndiheni më të fortë, por mundohuni që të mos tregoheni mendjemadh, sidomos në punë. Në sajë të ndikimit të favorshëm të Mërkurit, gjërat do të ecin edhe më mirë.

Virgjëresha

Parashikohet një ditë, e mbushur me tensione në dashuri, të cilat mund të jenë të lidhura me problemet financiare. Keni një mënyrë të veçantë të të bërit të gjërave dhe jo gjithmonë personi tjetër ndan të njëjtën bindje me ju.

Peshorja

Kjo e mërkurë do të jetë e tensionuar dhe nën ritmin e duhur. Do të përballeni me probleme ekonomike të cilat kërkojnë zgjidhje. Mundohuni që ti përkushtoheni më shumë ndjenjave.

Akrepi

Ka diçka që ju shqetëson dhe doni vetëm që të bëni gati valixhet dhe të largoheni. Mirëpo përgjegjësia e detyrës ju përmban, ashtu sikundër edhe financat. Bëni kujdes maksimal me shpenzimet.

Shigjetari

Ju pret një ditë pozitive dhe e mbushur me energji. Mjaft e favorshme parashikohet sa i takon dashurisë, ku do të ketë rizgjim ndjenjash. Lidhur me punën, do të jeni në pritje të një përgjigje e cila do të vonojë.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do të ndiheni më të fuqishëm dhe do arrini që të largoni nga jeta juaj çdo gjë që ju shqetëson. Fuqia juaj qëndron në faktin se nuk mbeteni keq, duke arritur që të eliminoni personat me të cilët nuk ndiheni në sintoni.

Ujori

Ka disa çështje profesionale të cilat kërkojnë zgjidhje dhe sqarime. Ana financiare duhet mbajtur nën kontroll, pasi jeni përballur me bllokime dhe vonesa të cilat ju kanë komplikuar jetën, shkruan noa.al.

Peshqit

Kjo e mërkurë do të jetë tejet e favorshme, ku projektet, sidomos ato të natyrës profesionale, do të marrin një formë më të detajuar. Nuk ka ardhur ende momenti për t’i vënë në zbatim dhe kjo fazë përgatitore do ju ndihmojë në momentin e duhur. Mundohuni që të këshilloheni me një ekspert, aty ku keni nevojë për një mendim teknik dhe ligjor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY