Vrasja mafioze e djeshme në Fier, ka qenë objekt denoncimi nga PD-së sot.
Sipas PD-së, viktima prej tre muajsh kërkohej nga policia për një tjetër krim, por nuk u gjet…, ndërsa e gjetën bandat dhe e vranë.
Sipas kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, “Kjo është një dëshmi e freskët dhe dramatike se si krerët e policisë të përfshirë në trafiqe e të ndarë sipas bandave, nuk zbatojnë ligjin, por u shërbejnë interesave kriminale.
Nuk ka rend e siguri me këtë qeveri, me këtë ministër të brendshëm.
Qytetarët kanë nevojë për sundim të ligjit dhe jo të bandave”.
Deklarata e plotë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj
Viktima e atentatit mafioz dje në Fier, Nelgert Pata ishte prej 21 gushtit të këtij viti në kërkim nga policia, pasi iu bë një atentat në Tiranë, dhe ai nuk u paraqit në polici, nuk dha dëshmi, nuk bashkëpunoi, nuk denoncoi.
Në kërkim, sipas një emërtimi burokratik, pasi viktima jo vetëm nuk kërkohej nga policia, por krerët e saj, të përfshirë në një histori kriminale me të paktën 4 të vrarë deri tani, ofronin mbrojtje ose lehtësi sipas rastit.
Pra policia e shpall zyrtarisht në kërkim prej 3 muajsh dhe nuk e gjen personin edhe pse ai lëviz lirshëm në Tiranë e në qytetet kryesore të vendit, por e gjen banda dhe e ekzekuton.
Ky është shteti i Edi Ramës.
Kjo është një dëshmi e freskët dhe dramatike se si krerët e policisë të përfshirë në trafiqe e të ndarë sipas bandave, nuk zbatojnë ligjin, por u shërbejnë interesave kriminale.
Nuk ka rend e siguri me këtë qeveri, me këtë ministër të brendshëm.
Qytetarët kanë nevojë për sundim të ligjit dhe jo të bandave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/