Bardhi-Markut: Po humb kohë me shkresa pa vlerë! Boll pengove hetimin për...

Bardhi-Markut: Po humb kohë me shkresa pa vlerë! Boll pengove hetimin për dosjet 184 dhe 339

99
0
Shares

Arta Marku, në një urdhër të fundit,të firmosur nga ajo, u kërkon prokurorive të rretheve të organizojnë shërbim gatishmërie të përforcuar para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Qëllimi i udhëzimit është hetimi dhe ndjekja me përparësi e veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve si dhe veprat e rënda penale të lidhura me to.

Por, Gazmend Bardhi, sekretari i përgjithshëm i PD, thotë së kjo është strategji për të shkëputur vëmendjen nga dosjet e tjera hetimore me rëndësi të madhe.

Bardhi, në një reagim të fundit, i ështe përgjigjur nismës së Markut, duke i cilësuar udhëzime e shkresa pa vlerë, teksa i kujton që të rishikojë me kujdes dy dosjet 184 dhe 339.

Përfaqësuesja e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme Arta Marku i ka mbi tavolinë dy dosje të krimeve mostruoze zgjedhore, nr. 184/2016 dhe nr. 339/2017. Po humb kohën kot me udhëzime e shkresa pa vlerë! Boll pengove hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të hajdutëve të zgjedhjeve, të kapur me përgjime të ligjshme të prokurorisë për krime të rënda.

Krime zgjedhore të rënda janë blerja e votave, kanosja e votuesve, presioni mbi administratën apo përdorimi i administratës për zgjedhje. Këto krime duhen ndëshkuar, pavarësisht nëse janë kryer nga Ulsiu, Damiani apo Vangjushi. Pa u ndëshkuar hajdutët e zgjedhjeve, nuk mund të ketë zgjedhje të tjera në Shqipëri. Boll më me lojra dhe propagandë. Kohë për drejtësi është tani”,-shkruan Bardhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY