“Kush jeni që i frikësoni njerëzit”, Muç Nano i kthehet Braçes: Ku...

“Kush jeni që i frikësoni njerëzit”, Muç Nano i kthehet Braçes: Ku bazohet ky motiv izolimi???

177
0
Shares

Postimi i fundit nga zv.Kryeministri Erion Braçe, pas konferencës së Metës, tingëlloi më shumë kërcënim sesa reagim normal.(kliko ketu). 

Reagimit të tij i është përgjigjur analisti Mustafa Nano, i cili nuk ka hezituar ta zgjasë me replika, duke  e kritikuar për gjuhën e përdorur.

“Kush jeni ju te thoni qe njerezit do i presi izolimi i perjetshem? Pse perpiqeni te frikesoni njerezit me genjeshtra te tilla? Ku bazohet ky motiv izolimi kur neni 38 i Kushtetutes shprehet qarte qe askush smund te pengohet te dale lirisht jashte shteti?”-shkruan Nano.

Ja replikat 

Mustafa Nano: Zoti zv. Kryeminister, gjuha qe ju perdorni eshte teper e rende dhe e papranueshme. Kush jeni ju te thoni qe njerezit do i presi izolimi i perjetshem? Pse perpiqeni te frikesoni njerezit me genjeshtra te tilla? Ku bazohet ky motiv izolimi kur neni 38 i Kushtetutes shprehet qarte qe askush smund te pengohet te dale lirisht jashte shteti? Nuk ju takon juve te vendosni apo te paracaktoni denimin e njerezve apo te beni Kasandren neper rrjete sociale duke parashikuar te ardhmen.

Erion Brace: @mustafanano60me ndjeni po ku e ka tager Qeveria kete? Kur ka folur Qeveria per kete? Deri tani per kete kane folur shume qarte amerikanet referuar ligjeve te tyre.

mustafanano60: ju zoti zv. Kryeminister ne fjalite tuaja nuk shpreheni qartesisht izolim i perjetshem nga SHBA, dhe ju e dini shume mire qe levizja e lire e shqiptareve nuk eshte vetem drejt SHBA-ve por ne cdo vend te mundshem ku pranojne vizitore apo dhe njerez te afte per pune. Mendimi im eshte qe kjo deklarate e juaja krijon sadopak nje fryme frike per sa kohe ju nuk e shprehni qartazi se nga kush shtet apo institucion do vije izolimi.

Erion Brace:@mustafanano60 me vjen keq por ne postimin tim ka fjali te tjera shume te qarta, te cilat, sjellin ne vemendje situaten kriminale qe gatuhet ne nje qarkore e qe synon te eleminoje nje te drejte kushtetuese bazike: te drejten per te votuar!
Ky eshte problemi!
Ky problem kombetarisht trajtohet sipas ligjit, ligjeve ne fuqi dhe asgjeje tjeter;
Por ky problem trajtohet eshe nderkombetarisht sipas ligjeve te vendeve qe kete te drejte-te drejten per te votuar e kane po kaq bazike.
Ata kane folur!
Kush ka pare lajmet ne kete vend e ka te qarte.
Kush jo, sbesoj se ka kohe ta mesoj prej meje, duhet te jete i zene me punet e tija dhe mire ben.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY