Berisha: Pa zgjidhje politike, ka zgjidhje fatale për Ramën

Berisha: Pa zgjidhje politike, ka zgjidhje fatale për Ramën

101
0
Shares

Ish-Kryeministri i Shqipërisë deklaroi sot se zgjidhja politike është mëshirë për Edi Ramën.

“Mos i rri larg zgjidhjes politike se alternativë do të kesh vetëm zgjidhjen fatale. Zgjidhja politike do të jetë e vetmja zgjidhje mëshire për ty që e shndërrove vendin në vend droge””.

Në vijim Berisha ka bërë thirrje për protestën e 7 majit në Kavajë duke u kujtuar pjesëmarrësve në cadër se e njëjta pamje për këtë qytet ka qenë 27 vjet më parë ku u zhvillua edhe protesta e parë masive antikomuniste në Shqipëri.

“Data 7 maji do të jetë një datë historike [për demokracinë shqiptare. Kavaja sërish do të bëhet kryeqyteti i demokracisë pas 27 vitesh. Ky qytet do të fillojë fitoren e të gjithë shqiptarëve duke hedhur në kosh të plehrave farsën e drogës, farsën elektorale të krimit, Noriegës shqiptar, Edi Ramës”, tha Berisha.

Berisha ka komentuar ndërkohë edhe negociatat e djeshmes mes Bashës dhe Ramës. “Pak kohë më parë Rama ka deklaruar se do të pranojë cfarëdo që do të propozohet nga PPE. Dje tha në takim se nuk njeh asnjë nga propozimet e tyre”, deklaroi Berisha.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY