VIDEO/”Nuk ka zgjedhje pa opozitën”, Basha flet për 30-Qershorin: Mashtrimet e Ramës...

VIDEO/”Nuk ka zgjedhje pa opozitën”, Basha flet për 30-Qershorin: Mashtrimet e Ramës për incidente…

82
0
Shares

Kryeopozitari Lulzim Basha ka folur para gazetarëve duke përsëritur qëndrimin e tij dhe të opozitës ndaj datës 30 Qershor.

Basha, nga selia blu, theksoi se zgjedhjet pa opozitën nuk do të lejohet. Basha u është përgjigjur aludimeve se në 30 Qershor do të ketë skena dhune dhe përplasjesh, duke folur vetëm për zbatim të ligjit dhe të asaj që dekreti i detyron të kryejnë.

Mashtrim total dhe shërbim që i bëhet Edi Ramës dhe klikës së tij. S’ka zgjedhje më 30 qershor. E para nuk ka zgjedhje pa opozitën. Votime bën edhe Koreja e Veriut por nuk ka zgjedhje. S’ka rëndësi çfarë mendon kryeministri, rëndësi ka që është një standard ndërkombëtar, europian. Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të lejohen. Nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen. Sot kemi ligjin e zbatueshëm që thotë që 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh. Çdo hap i Edi Ramës, fushata, mitingje elektorale janë të paligjshme. Ndërkohë që aleanca qytetare me opozitën në krye është e vendosur të mbrojë demokracinë, rendin kushtetues.Konfirmimi është i qartë dhe i printuar e zezë mbi të bardhë në fletoren zyrtare të Republikës së Shqipërisë. 30 qershori nuk është datë zgjedhjesh, është data kur Edi Rama do përpiqet t’i kthejë shqiptarët në zgjedhjet monopartiake”, deklaroi Basha.

LIVE

LIVE – Komunikim me gazetarët #ShqipëriaSiEuropa

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 25 juin 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY