“Kolegji vendosi me dhunë pjesëmarrjen”, Manjani: Këto janë votimet e thirrura nga...

“Kolegji vendosi me dhunë pjesëmarrjen”, Manjani: Këto janë votimet e thirrura nga PS

94
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar sërish për vendimin e djeshëm të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi datën e zgjedhjeve më 30 qershor.

Manjani, me anë të një shkrimi në “Facebook” shkruan se Kolegji nuk ka marrë vendim për kushtetueshmërinë e dekretit të Presidentit Ilir Meta.

Sipas tij, Kolegji Zgjedhor nuk i ka hyrë fare debatit ka apo jo zgjedhje, por ka vendosur që Partia e Idajet Beqirit të jetë pjesëmarrëse me dhunë në votimet e 30 qershorit.

Megjithë kritikat që kemi, Kolegji Zgjedhor në fund të fundit nuk ka marrë vendim për kushtetutshmërinë e dekretit të Presidentit. Nuk i ka hyrë fare debatit ka apo jo zgjedhje. Jo! Kolegji ka vendosur që Partia e zotit Idajet Beqiri të të jetë pjesmarrëse me dhunë në votimet e thirrura nga Partia Socialiste”, shkruan Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY