Tre ditë përpara se të ekzekutohej me 30 plumba në Fier, Nelgert Pata i kishte shpëtuar një tjetër atentati, në Tiranë.
Kjo besohet se është edhe arsyeja pse ai kishte ikur nga kryeqyteti për t’u fshehur në Fier.
Televizioni Klan mësoi se më 17 Nëntor, ai kishte parë disa persona të dyshimtë, teksa po qëndronte në një lokal në Rrugën e Kavajës, pikërisht në vendin ku u plagos më 21 Gusht të këtij viti.
Ka bërë një telefonatë në polici, por më pas është zhdukur, duke lënë në mjegull gjithçka. Forcat e rendit kanë verifikuar telefonatën, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë.
Kjo ishte tentativa e tretë për ta eliminuar atë.
Burime të Televizionit Klan konfirmuan se një tjetër tentativë ka ndodhur disa javë më parë në Fier. Sipas të njëjtave burime, ai është ndjekur nga disa persona, por ndaj tij nuk është qëlluar.
Edhe për këtë rast, ai ka vënë në dijeni Policinë e Fierit. Por ai nuk është paraqitur asnjëherë vetë në polici për të kërkuar mbrojtje. Tentativa e parë për ta vrarë atë ishte ajo e 21 Gushtit, pranë Parkut të Autobusëve, ku mbeti i plagosur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/