Kaubojsi bën kallëzim në Prokurori: Po më kërcënojnë të tërhiqem

Kaubojsi bën kallëzim në Prokurori: Po më kërcënojnë të tërhiqem

104
0
Shares

Kandidati për kryetar bashkie në Lezhë Eduart Ndocaj, ose siç e njohin shumë si ish-deputeti kaubojs deklaron se është kërcënuar.

Ndocaj ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë ku ka treguar se javën e fundit ka marrë kërcënime e telefonata natën dhe ditën që të tërhiqet nga gara për Bashkinë e Lezhës.

Kam gjeneralitetet e mësipërme dhe jam me banim në qytetin e Lezhës në adresën e mësipërme dhe kam ardhur në Komisariatin e Policisë Lezhë për të bërë në kallëzim penal në lidhje me kanosje që më kanë ardhur ditët e fundit në adresën time dhe shqetësime orë pas ore në telefon. Unë aktualisht jam kandidaturë për Kryetar i Bashkisë së Lezhës në zgjedhjet e datës 30 qershor, zgjedhje këto për pushtetin vendor. Jam në fushatë prej ditësh ashtu siç e përcakton dhe Kodi Zgjedhor kam bërë dhe takim të ndryshme me zgjedhës dhe banorë të zonave të ndryshme të Lezhës.

Në komunikimet e mia unë flas me telefonin tim celular dhe në këtë telefon kam vetëm një numër i cili është numri që dhashë dhe më sipër, pra numri im i kontaktit që është marrë në kompani celulare prej rreth 4 vitesh në emrin tim, pra është i regjistruar në emrin tim. Në këtë periudhë, pra ditët e fundit, në këtë numër kanë filluar të më sjellin disa telefonata kërcënuese ku më kërkohet të tërhiqem nga gara elektorale, të mos shpërndaj materiale zgjedhore ‘se përndryshe do ta shohësh se çfarë do të të bëjmë’. Këtë numër e mbaj vetëm unë dhe se nuk e përdor askush tjetër.

Duke qenë se jam kandidat për Kryetar Bashkie dua që të zhvilloj fushatën time elektorale dhe se dua që të mos më kërcënojnë dhe se nuk mund të duroj shqetësime të tilla dhe kërcënime ndaj meje. Numri që më kanë sjellë telefonatat kërcënuese është numri 06*******. Gjithashtu prej rreth një jave më kanë marrë orë pa orë me numra sekretë duke më shqetësuar pasi kanë qenë dhe orë të vona dhe orë të ndryshme të ditës”, deklaron Ndocaj në kallëzimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY