Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, Kaso: Tani, si do e heqin Dekretin e...

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, Kaso: Tani, si do e heqin Dekretin e Presidentit nga Fletorja Zyrtare?

86
0
Shares

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka dhënë reagimin e parë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili la në fuqi datën për zgjedhjet  e 30 qershorit.

“Tani, si hiqet Dekreti i Presidentit nga Fletorja Zyrtare pas këtij vendimit të Kolegjit ??”, shprehet Kaso.

Kolegji Zgjedhor vendosi të lërë në fuqi 30 qershorin si datë të zgjedhjeve lokale. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Tomor Skreli, Ridvan Hado, Lindita Sinanaj, Artur Malaj dhe Shkëlqim Mustafa, vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar, përfaqësuar nga kryetari Idajet Beqiri, për çregjistrimin nga listat e zgjedhësve të pushtetit vendor, që do të thotë se më 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet lokale.

Në mungesë të gjykatës Kushtetuese, Kolegji rrëzoi sot dekretin e presidentit, duke i hapur rrugë zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit e duke mos i dhënë të drejtë Metës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY