Ministri Manjani lajmëroi sot se Drejtësia dhe Burgjet kanë nisur përgaditjen për amnisti.
Ndërsa foli sot në Komisionin e Integrimit për amnistinë për të dënuarit ai gjithsesi shprehu rezerva për të. Manjani la të kuptohej se amnistia po përgatitej nga drejtoria e burgjeve.
“Nuk besoj që amnistia është zgjidhja e problemit. Amnistia është zgjidhja e dy muajve, pra dy muajt e parë të vitit të ardhshëm ju mund t’i zgjidhni me amnisti dhe ne po e përgatisim, por nuk është kjo zgjidhja.
Duhet të ndryshojmë mentalitetin e ndjekjes penale, apo siç na pëlqen ta themi, duhet ta “Europianizojmë”. Mua më pëlqen të them të jetë efiçente. Kjo është ajo që po përpiqemi të krijojmë, patjetër bashkë dhe me një amnisti”, përfundoi Ministri Manjani, i cituar nga Panorama.
Këtë vit pritet që të përfitojnë rreth 400/500 të dënuar nga amnistia.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/