EMRI/U zhduk në plazhin e Durrësit, gjendet trupi i pajetë i të...

EMRI/U zhduk në plazhin e Durrësit, gjendet trupi i pajetë i të riut

76
0
Shares

31-vjeçari nga Skrapari, që një ditë më parë humbi kontaktet me miqtë, është gjetur i pajetë. Ai ishte futur për t’u larë në plazhin e Durrësit.

Trupi i të riut është gjetur në zonën e Currilave, pak metra larg nga ku është parë për herë të fundit.

Denoncimin në polici e kanë bërë shokët që shoqëronin 31 vjeçarin, Doland Molla, banues në Skrapar, të cilët pasi nuk po e gjenin të riun, kanë njoftuar policinë lokale.

Policia është vëne në kërkim tokësor dhe detar, por pa mundur ta gjejnë atë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 23.06.2019, rreth orës 15:07, në lagjen Nr.1,Durrës,shtetasi D.M.,31 vjeç, banues në Skrapar, dyshohet të jetë mbytur në det.

Shërbimet e Policisë së Rendit dhe Policisë Kufitare janë angazhuar maksimalisht në gjetjen e këtij shtetasi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY