Erdogan bie ne Stamboll, cfare tha para 20 vitesh per ate qe...

Erdogan bie ne Stamboll, cfare tha para 20 vitesh per ate qe fiton ne Stamboll

126
0
Shares
Ekrem Imamoglu nga partia opozitare CHP fitoi zgjedhjet pёr kryetar bashkie nё Stamboll. Kundёrshtari i tij, ish-kryeministri Binali Yildirim, e pranoi humbjen.

Rezultati ishte fare i qartё: Imamoglu, sipas tё dhёnave tё agjencisё sё lajmeve Anadolu, ka marrё 53,75 pёrqind tё votave dhe Yildirim vetёm 45,43 pёrqind. Diferneca mes dy kandidatёve, sipas Anadolu, ёshtё mbi 740.000 vota.

Urime prej humbёsit

Yildirim pak pas shpalljes sё rezultateteve fillestare, deklaroi: “Unё e pёrgёzoj Imamoglunё dhe i uroj sukses.” Kandidati i partisё turke nё pushtet AKP shtoi, se: “Shpresoj, qё Ekrem Imamoglu do t‘i shёrbejё mirё Stambollit.

Ne do tё pёrpiqemi, ta ndihmojmё atё nё ҁdo mёnyrё.” Votimi tregoi, se demokracia turke funksionon pa probleme”.

Edhe presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ndёrkaq e uroi Imamoglunё pёr fitoren e zgjedhjeve lokale. “Vullneti kombёtar u shoreh sot edhe mё qartё. Unё e uroj Ekrem Imamoglunё, qё sipas rezultateve paraprake  i ka fituar zgjedhjet “, shkruan Erdogan nё Twitter.

Imamoglu i fitoi zgjedhjet edhe mё 31 mars, por me diferencё tё ngushtё duke kryesuar me rreth 20.000 vota mё shumё. Komisioni i Zgjedhjeve nё fillim tё majit e anuloi votimin pёr shkak tё parregullsive duke pranuar kёrkesёn e AKP-sё sё presidnetit Rexhep Tayyip Erdogan.

Vendimi i KOmisionit tё Zgjedhjeve u argumentua me faktin, se disa raste kryetarёt e komisioneve zgjedhore, ndryshe nga sa parashikon ligji, nuk kishin qenё nёpunёs. Anulimi i votimit u kritikua nё nivel ndёrkombёtar.

Gatishmёri pёr bashkёpunim

Nё njё reagim tё parё pas fitores sё tij Imamoglu theksoi, se ёshtёi gatshёm tё bashkёpunoj nё harmoni me presidentin Erdogan. Qёlimi ёshtё tha ai, qё t‘i shёrbejё qytetit tё Stambollit. Ai njёkohёsisht theksoi, se fitorja e tij shёnon njё fillim tё ri nё Turqi. Suksesi i kandidatit tё opozitёs 49 vjeҁar Imamoglu faktikisht ёshtё si njё tёrmet politik, sepse zgjedhjet lokale kanё vlerё simbolike. Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan e ka shkruar vet citatin, se: „kush fiton Stambollin, qeveris Turqinё.” Erdogani e ka nisur karrierёn e vet politike pikёrisht nё Stamboll. Ai ka qenё deri nё vitin 1998 krytear bashkie i Stambollit.

Partia e tij islamiste-konservatore AKP qёllimisht kishte nxjerё nё garё ish-kryeministrin Binali Yildirim, pёr tё siguruar pushtetin nё metropolin milionёsh nё Bosfor. Anketimet e ditёve tё fundit linin tё kuptohej, qё Imamoglu do tё kryesonte. Pas anulimit tё votimeve interesi ishte mjaft i madh pёr kёto zgjedhje dhe shumё votues ndёrprenё pushimet pёr tё marrё pjesё nё to. Shoqёria ajrore Turkish Airlines vuri nё dispozicion fluturime shtesё duke e pёrshtatur planin e fluturimeve pёr nё Stamboll. Ndёr rreth 10,5 milionё qytetarё me tё drejtё vote kanё marrё pjesё nё votim rreth 84,4 pёrqind, pothuajse e njёta kuotё si nё mars.dw

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY