Sqarim: Kolegji Zgjedhor nuk mund te mblidhet neser

Sqarim: Kolegji Zgjedhor nuk mund te mblidhet neser

149
0
Shares

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor ne lidhje me dekretin e Presidentit per zgjedhjet ka shume hjasa qe te konsiderohet i paligjshem pavaresisht se cili do te jete vendimi i tij. Kjo pasi vete mbledhja e kolegjit zgjedhor eshte e paligjshme.

Ish ministri i Drejtesise, Ylli Manjani ka argumentuar se pse Kolegii Zgjedhor nuk mund te mblidhet.

komenti i Manjanit:

Kolegji Zgjedhor nuk mund të shqyrtojë ankesa të subjekteve politike jashtë proçesit zgjedhor.

Formalisht pas Dekretit të Presidentit ne nuk jemi në proçes zgjedhor. Ndaj debati ka apo jo të drejtë një subjekt të largohet apo të rrijë në zgjedhje nuk ekziston përsa kohë që ska zgjedhje.

Në të shkuarën janë shqyrtuar kërkesa të tilla, por gjithnjë brenda një proçesi apo periudhe zgjedhore.

Rasti këtë radhë nuk është njësoj, sepse formalisht jemi jashtë proçesit.

Fakt është se nuk ka ende një datë zgjedhjesh. Fakt është gjithashtu se dekreti për anulimin e zgjedhjeve është në fuqi.

Fakt është se fuqinë e këtij dekreti e anulon ose vetë Presidenti ose Gjykata Kushtetuese.

Përsa kohë dekreti është në fuqi, Kolegji Zgjedhor nuk ka juridiksion të shqyrtojë mosmarrëveshje që lidhen me një proçes inekzistent.

Nga ana tjetër Kolegji nuk ka fuqi ligjore të bëjë ekzistent një proçes të tillë, qoftë dhe indirekt siç pretendon partia në pushtet.

Pra duke pranuar gjykimin e kërkesës së zotit Idajet Beqiri kundër KQZ, Kolegji gabon sepse së pari ajo mosmarrëveshje nuk lidhet me një proçes zgjedhor legjitim dhe, së dyti indirekt merr një kompencë të Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se mund të mos shprehet për legjitimitetin e dekretit.

Ndaj rruga e vetme e ligjshme është pushimi i gjykimit të çështjes.

Ose nëse duan ta gjykojnë, do duhet ta pezullojnë gjykimin dhe ti kërkojnë Gjykatës Kushtetuese interpretimin përfundimtar është apo jo Kushtetues Dekreti i Presidentit.

Vetëm kështu mund të shqyrtohet ajo çështje në mënyre korrekte sipas ligjit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY