Kreu i PD-së, Lulzim Basha i nisi për herë të parë një mesazh socialistëve duke I ftuar ata të ndahen nga rilindja që punon vetëm për xhepat e vet, kundër PS dhe Shqipërisë.
Mesazh nga Basha për socialistët:
Unë u bëj thirrje njerëzve të ndershëm të Partisë Socialiste që të bëjnë presion për pastrimin e partisë së tyre nga ndikimi i krimit dhe figurat e krimit.
Mbi të gjitha, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ndershëm që të ushtrojnë gjithë presionin e tyre për të pastruar politikën nga kanceri i krimit që ka kapur qeverisjen dhe po shtrin metastazat e tij në çdo fushë të vendit.
Pushteti juaj është shumë i madh dhe para tij nuk ka kriminel dhe politikan që mund t’i bëjë ballë.
Unë dhe e gjtihë opozita jemi me ju në këtë betejë jetike për të ardhmen Europiane të vendit.
Ora e Shqipërisë së gjithë shqiptarëve po afron. Le t’i japim vendit dhe fëmijëve tanë ndryshimin e thellë dhe të vërtetë që meritojnë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/