I vetmi mjek në skuadër, historia e 27-vjeçarit që operoi veten e...

I vetmi mjek në skuadër, historia e 27-vjeçarit që operoi veten e tij në Antarktidë

114
0
Shares

Ishte viti 1960 kur një grup eksploruesish nga Rusia kishin udhëtuar 36 ditë me det për në Antarktidë ku do të qëndronin për 1 vit derisa anija të kthehej që t’i rimerrte. Në mesin e tyre ishte edhe mjeku i ri 27-vjeçar Leonid Ivanovich Rogozov, i cili pak ditë pasi mbërriti në vend nisi të kishte dhimbje të forta barku.

Por shpejt problemi u bë serioz. Ai nisi të ndjente dobësi, të vjella dhe e kuptoi që nëse nuk operohej, shumë shpejt do të vdiste.

Duke qenë se ishte vetmi mjek në skuadër, 27-vjeçari vendosi të operonte veten.

Ai i udhëzoi shokët e tij të improvizonin një sallë operacioni, duke lënë në të vetëm shtratin, një llambë dhe një pasqyrë përmes të cilës do të mund të shihej teksa vetoperohej.

Pranë i qëndronin dy nga miqtë e tij, që shërbyen si ndihmës, por ndërkohë, një skuadër zëvendësuese me dy të tjerë ishte gati pas dere në rast se dy të parët nuk rezistonin dot.

Falë aftësive të tij 27-vjeçari ja doli me sukses, duke shënuar rastin e parë në botë të një mjeku që vetoperohet jashtë një ambient spitalor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY