Sekuestrohet hoteli me vlerë 500 mijë euro në Himarë, policia jep...

Sekuestrohet hoteli me vlerë 500 mijë euro në Himarë, policia jep detajet

160
0
Shares

Policia e Shtetit në bashkëpunim me prokurorinë kanë vënë nën sekuestro një hotel në ndërtim në zonën e Himarës.

Lajmin e ka bërë me dije vetë policia e cila sqaron se hoteli me një vlerë prej rreth 500 mijë eurosh ishte duke u ndërtuar në shkelje të ligjit. Policia citon nenet e kodit penal për falsifikimin e dokumentasve dhe shpërdorimit të detyrës.

NJOFTIMI I PLOTE

Himarë, Vlorë

Sekuestro Preventive për një hotel në ndërtim dhe truallin ku ndërtohet hoteli në Himarë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, është bërë zbatimi i Vendimit Penal nr. 1314, datë 20.06.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi një objekt hotel në ndërtim.

Ky ndërtim ka qenë i lejuar me vendimin nr.64, datë 30.07.2018 nga ana e bashkisë Himarë dhe leja e ndërtimit është dhënë në favor të një shoqërie sh.p.k, me administrator shtetasin F. H., si dhe një sipërfaqe toke truall prej 700 m2, e ndodhur në Spile Himarë ku po ndërtohet ky hotel.

Vlera financiare e objektit dhe truallit kap shifrën rreth 500.000 euro.

Ky sekuestrim u bë në kuadër të procedimit penal nr. 342 viti 2019, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY