Vendimi urgjent pas përplasjeve, KQZ i heq KZAZ-të nga ambientet publike

Vendimi urgjent pas përplasjeve, KQZ i heq KZAZ-të nga ambientet publike

145
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të lëvizë nga ambientet publike komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve (KZAZ). Këtë vendim e kanë marrë vetëm anëtarët socialsite me 4 vota pro dhe votën e kryetarit kundër.

KQZ ka votuar që në bashkitë që drejtohen nga eskponentë të opozitës (PD-LSI), KZAZ-të të zhvendosen në ambiente private, një orvatje e cila ka për qëllim shmangien e përplasjeve që protestues të opozitës kanë zhvilluar me policinë.

Kësisoj psh në Kukës, KZAZ është zhvendosur në një ambient privat. Kujtojmë se opozita i kërkuar KQZ-së që të heqë nga ambientet publike funksionimin e KZAZ-ve në respekt të dekretit të Presidentit Meta mbi anulimin e 30 qershorit, si datën zyrtare të zgjedhjeve lokale.

Por ndryshe nga bashkitë, KQZ vijon me organizimin e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit, duke e quajtur nul vendimin e Presidentit. Të hënën pritet që dekreti i Metës të shqyrtohet në Koleg Zgjedhor, pas ankimimit të bërë nga Partia Unitet Kombëtar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY