Deputeti i PS pyetet në Prokurori, 2 orë dëshmi për bisedat e...

Deputeti i PS pyetet në Prokurori, 2 orë dëshmi për bisedat e vëllait me Avdylajt

117
0
Shares

Prokuroria për Krimet e Rënda ka marrë në pyetje deputetin e Partisë Sopcialiste Ilir Ndraxhi, emri i të cilit përmendet në përgjimet e publikuara nga tabloidi gjerman BILD nga ish i dënuari për vrasje Astrit Avdylaj.

Burimet bëjnë me dije se ai është pyetur për gati 2 orë për përfshirjen e tij në këto audio, ku kreu i bandës së Shijakut, Astrit Avdylaj thotë se grupi i tij mbështet kandidimin e Ndraxhit dhe bën fushatë për të në 2017.

Nuk ka ende detaje nga të dhëna nga dëshmia e Ndraxhit në prokurori, por mësohet se ai ka shkuar të enjten në organin e akuzës. Emri i Ilir Ndraxhit përmendet gjithashtu në bisedën e të vëllait me Astrit Avdylajn.

*Biseda e zbardhur me Astrit Avdylajt dhe Arjan Ndranxhi: Avdylaj flet për fitimin e zgjedhjeve.

Biseda në telefon:

Arjan Ndranxhi: Tito të rujt zoti.

Astrit Avdulaj: Ç’kemi?

Arjan Ndranxhi: Hiç mirë me çunin.

Astrit Avdulaj: Hic të mora për qejf, a të kanë thirrë gjë apo…?

Arjan Ndranxhi: Për ku? Jo o burr, ai tha se do të të takonte ty. Ti nuk bëheshe dje se ishte luante Juvja. Më tha ka fol Juli, do vijmë nesër tha. Dhe pastaj do takoheshe edhe me atë. Me Gjushin do takohej edhe për punë të punës.

Astrit Avdulaj: Ok unë po pres, unë gia e kam. Ne e kena në xhep. Ai më tha mua. Ne thjesht po presim, siç më thanë, 25. Elton Arbana ishte atje. I tha Eltonit 10 a të 11-in.

Astrit Avdulaj: Unë jam këtu tek lagjia ime dmth, nuk kam dalë ndonjëherë në Pazar po kam taku njerëz. Çdo njeri që jam rrit. E kam shumë shumë ashtu. Se duhet të jemi edhe shumë të nerum nga ai sipër (Edi Rama) që duhet të na shohi me një kështu, e ke parasysh

Arjan Ndranxhi: E vërtetë!

Astrit Avdulaj: Ti japim një 10 me 0 që edhe ai vetë të habitet

Arjan Ndranxhi: Bëji një telefon Julit me pi një kafe tek punë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY