Maliqi i jep dhe këshilla Ramës: Tërhiqu se fundjava tjetër do jetë...

Maliqi i jep dhe këshilla Ramës: Tërhiqu se fundjava tjetër do jetë më e zeza

101
0
Shares

Një nga “kundërshtarët” më aktivë këto javë të Kryeministrit Rama ka qene dhe deputeti Lefter Maliqi. Maliqi prej ditësh është marrë me Edi Ramën, duke e kritikuar, kundërshtuar, sulmuar dhe duke i kërkuar largimin.

Maliqi ishte një prej protestuesve dje në mbrëmje, fakt të cilin e deklaroi hapur disa ditë më parë. Sot ai i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit Edi Rama dhe madje nuk ngurron t’i japë edhe disa këshilla.

“Disa pyetje për ty Kalorës. Si t’u dukën 300.000 veta mbrëmë në shesh? Apo do izonizosh ishin vetëm 3000. Si mendon? Ke ti kalores frikë nga zgjedhjet e lira se mos dështon? Pyete Tao Taon, Ciu Ciun, Mamicën, atë të ligjeve, të sigurisë etj se ata kanë vota, mbështetje në popull sa dhe të afërmit e vet si votojnë më!

Si u gdhive sot e pive kafen tek fallxhorja si të del parashikimi? Po takimin e mëngjesit me Lali Erin e bëre se po pret me padurim ai t’i hipi kalit tënd pas dështimit tënd që mezi po e pret. Se di të ka ngelur më fond për gazsjellës, për dietat, orët shtesë të policëve që të shoqërojnë kudo në fushatën tënde të famshme plot ankth e frikë nga qytetarët e tu. Kalorës besoi zotit se diçka ka shkruar për ty, bën mirë të pushosh ca ditë tani para 30 qershorit se pas 30 qershorit të presin pushime të gjata.

Po të marrin më qafë servilat, të paaftët duke të thënë je mirë Skenderbe, më të mirë se ty s’ka, ti je mbreti, sulltani, perandori jonë. Dhe pata këmbën e mbarë iu bashkova dje protestës kundra zgjedhjeve tuaja farsë, kundra krimit elektoral sipas përgjimeve të Bild, kundra pushtimit të institucioneve, kundra mafies që ju ka futur lakun në fyt, kundra instalimit të diktaturës. Shikoje këtë video disa herë, është Uragani që se ndal dot as ti, as gazsjellësi, as Rilindja e krimit dhe as ndonjë pazar a marrëveshje në kurriz të tyre. Ditë më të mira do vijnë, fundjavë të mbarë, qetësohu, thirri mendjes dhe mos harro një këshillë miqësore tërhiqu se fundjava tjetër do jetë fundjava më e zezë dhe më fatale për ty. Me qetësi dhe suksese në jetë.✌️✊💪“,-shkruan Maliqi në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY