DETAJE/Tentoi t’i fshihej krimit, policia kap të riun në Tiranë, çfarë ndodhi...

DETAJE/Tentoi t’i fshihej krimit, policia kap të riun në Tiranë, çfarë ndodhi gjatë natës

108
0
Shares

Policia ka vene në pranga një 32-vjeçar pasi ka aksidentuar për vdekje një grua. Ngjarja e rëndë ndodhi në Tiranë orët e vona të mbrëmjes.

Policia sqaron se shoferi u largua fillimisht, por nga kamerat e sigurisë është bërë identifikimi dhe kapja e tij.

NJOFTIMI I POLICISE

Tiranë

Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi i shtetasit A.M, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë më datë 22.06.2019, rreth orës 01.00, pasi në bulevardin “Blu” në Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L.L, 53 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar, por është identifikuar me anë të kamerave të sigurisë përreth vendit të ngjarjes, i cili më pas është paraqitur vetë në ambientet e Komisariatit të Policisë Rrugore ku dhe u bë arrestimi i tij për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY